Lajme

Çitaku i reagon Muratit pas deklaratës se “ka qëndrueshmëri ekonomike”: “Dil takohu me qytetarët e pastaj fshije statusin”

09/21/2022 14:08
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili tha të mërkurën se “ekonomia e Kosovës ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”.

Për këtë, Çitaku i ka propozuar Muratit që të dalë e të takohet me qytetarët.

“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët. E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ekonomia e Kosovës po përballet me një inflacion prej 19 për qind, sipas të dhënave të Bankës Botërore.