Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas komenteve kërcënuese ndaj opinionistes Kimete Berisha.
Ajo ka thënë se Kimete Berisha është trime dhe se nuk mund ta frikësojë askush.
“Kimete Berisha është trime. Veç me e frikësu nuk mundeni. Betejë e humbur është kjo”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Berisha ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është kërcënuar nga një “besimtar i kryeministrit Kurti”.
Ajo ka deklaruar se personi në fjalë e ka fyer dhe kërcënuar duke i thënë se “do t’i q*** krejt gjallët dhe të vdekurit”.
Berisha ka bërë të ditur se nuk ka besim në drejtësinë vendore, andaj rastin nuk e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.
Por, opinionistja e njohur ka bërë të ditur se e di identitetin e personit që e ka kërcënuar, ndërsa ka thënë se për shkak të “besimtarëve fanatik të kryeministrit” i është dashur të bllokojë komentet në profiling e saj në rrjete sociale.


