Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me anëtarët e kryesisë së kësaj partie, deputetët dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK, kanë zhvilluar takime dje dhe sot për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të sesionit vjeshtor parlamentar.
Pamje nga takimet e zhvilluara ka postuar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka veçuar një nga fotografitë ku shihet duke qeshur së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Forca e bënë fuqinë, e qe besa edhe harenë”, ka shkruar Çitaku duke aluduar në deklaratën e “famshme” të Lladrovcit që kishte deklaruar se “forca e bën fuqinë”.
Kujtojmë se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se në këto takime është diskutuar edhe mënyra e mbështetjes për qytetarë, pasi që sipas tyre Qeveria ka braktisur qytetarët në një kohë sfiduese për ta.


