Lajme

Osmani për rastin e 24 shtatorit: Duhet të merren masa konkrete ndaj Serbisë!

10/17/2023 21:03
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nga të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga institucionet e Kosovës kanë dalë katër lidhje ndërmjet aktit të 24 shtatorit dhe lidershipi serb.

Osmani tha se tashmë është koha që ndaj Serbisë të merren masa konkrete

“Ky akt na bën që top-prioriteti i institucione të jetë siguria e vendit dhe qytetarëve. Tani të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga të gjitha institucionet e Kosovës deshmojnë katër lidhjet kryesore që na qojnë tek lidershipi i Serbisë.Ka mjaftueshem informata qe po i komunikojme me shtetet partnere. Tani eshte koha qe te kete masa konkrete ndaj Serbisë” tha Osmani në “Tempus” .

E pyetur se nëse ka rreziku për sulme sërish në Veri, Osmani pati këtë përgjigje.

“Serbia ja ka hedhur paq pas disa agresioneve që ka bërë dhe nëse vazhdon kështu ajo do të trimërohet. Përderisa është një Serbie cila e zgjedh dhunën si mjet dhe jo dialogun patjetër që ekziston rreziku” deklaroi Osmani.