Lajme

Cilat janë simptomat e ashpra të fruthit? Flet infektologu Valbon Krasniqi

2 ditë më parë
nga:G B

Infektologu Valbon Krasniqi ka shpjeguar simptomat dhe ecurinë e fruthit, një sëmundje ngjitëse që po rritet në Kosovë.

Sipas tij, i cili foli në emisionin “Ora e Pasdites”,  fruthi ka një inkubacion prej 10 deri në 12 ditë, që do të thotë se nga momenti i infektimit deri te shfaqja e simptomave kalojnë rreth dy javë.

Virusi hyn në organizëm përmes rrugëve respiratore dhe shumëzohet në mukozat orale.

Pas kësaj periudhe, tek fëmijët shfaqen simptoma si skuqje e lëkurës, kollitje, teshtitje, inflamacion dhe temperaturë e lartë trupore.

“Fruthi ka 3 deri në 4 ditë shumë të ashpra” tha Krasniqi.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme: