Sporti

Cikalleshi protagonist në Arabinë Saudite, vjen goli i radhës në kampionat

05/02/2023 23:37
nga:L J

Sokol Cikalleshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në elitën e Arabisë Saudite, në ndeshjen që ekipi i tij Al Khaleej luan ndaj Al Ettifaq.

Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin në rrjetë.

Për Cikalleshin ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion. 32-vjeçari ka një karrierë të fokusuar në Turqi, teksa më parë ka veshur fanellat e Goztepe, Basaksehir, Akhisarspor dhe Konyaspor.