Lajme

Hill e kryen për sot, nesër në 09:00 e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

11/10/2025 18:01
nga:N K

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill e përfundoi për sot paraqitjen në Gjykatën Speciale në Hagë, duke dëshmuar në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Diplomati amerikan do të kthehet nesër në sallën e gjyqit për ta vazhduar dëshminë.

“Zoti Hill, për sot përfunduam, do të duhet të rifillojmë sot në orën 09:00. Do të përpiqemi që të fillojmë pikërisht në orarin e caktuar”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

“Mos flisni me askënd jashtë sallës së gjyqit – e di që ju e dini këtë gjë, por unë duhet ta them sidoqoftë”, tha ai.