Arbnor Sadiku, analisti politik e ka komentuar paralajmërimin e vizitës së zyrtarit të lartë Amerikan, Derek Chollet, në Kosovë. Ai ka treguar se çfarë pritet nga kjo vizitë, raporton Gazeta Blic.
“Vizita e tij, pra e zotëri Chollet ka të bëj me kërkesën e tij që Kosova dhe Serbia të bëjnë zgjedhje të vështira, dhe po ashtu zotëri Kurti dhe zotëri Vuçiç të kenë kurajo politike për të bërë kompromise politike”, tha ai për Gazeta Blic.
Po ashtu ka treguar se nga Kosova do të kërkohet të shpallen zgjedhje të reja në veri dhe themelimi i Asociacioninit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nga Kosova do të kërkohet që të shpall zgjedhje lokale në Veri dhe të krijoj asociacionin e Komunave”.
Ndërsa, nga Serbia sipas Sadikut, do të kërkohet të ndalohen protestat në rrugë, të garantohet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhj.
”Nga Serbia do të kërkohet të ndaloj protestat në rrugë, garantoj pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, si dhe të mos e pengoj anëtarsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.
Ndryshe, është paralajmëruar ardhja e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë.
/GazetaBlic/


