Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet tha se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet urgjentisht, raporton GazetaBlic.
Në pyetjen e drejtuar nga GazetaBlic në lidhje me këtë çështje, Chollet thotë se kërkesa e SHBA-ve për themelimin e Asociacionit vjen pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës.
“Ne sërish bëmë të qartë, atë që e kemi thënë publikisht dhe që e kemi thënë vazhdimisht edhe privatisht në lidhje me rëndësinë që i japim krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, urgjenca e kësaj çështje e cila vetëm sa është nënvizuar gjatë disa javëve të kaluara, duke pasur parasysyh situatën në veri dhe jostabilitetin që e kemi parë atje”, tha Chollet.
Ndërsa, edhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se krijimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar.
“Atë që e kam thënë unë është se krijimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar, e obligon Kosovën, e obligon Serbinë, e obligon BE-në, që e ka ndërmjetësuar atë, ngase e kemi përkrahur dhe është përkushtimi ynë. Dhe për këtë arsye, asnjë palë, asnjë individ nuk mund të ikën nga kjo në mënyrë të njëanshme”, iu përgjigj Escobar GazetësBlic.
Escobar shtoi se është e rëndësishme që opinioni publik të kuptojë partnerët alternativë dhe siç thotë ai, tani do të fillojë ndihmën për krijimin e disa ideve.
Escobar tha se do të të demistifikojnë dyshimet që njerëzit mund të kenë rreth zbatimit në të kësaj marrëveshje.
“Për këtë arsye është e rëndësishme që opinioni publik të kuptojë dhe partnerët alternativë, po dëgjojmë për shumë anëtar konstruktiv të shoqërisë civile, grupe multietnike, të cilat dëshirojnë që kjo të ndodhë, për organizata think-tank, që kanë investuar përpjekje të shumta, për të zbuluar se si kjo do të mund të funksiononte, pa minuar funksionalitetin e Kosovës apo pa rënë ndesh me Kushtetutën. Këta janë partneritetët, të cilët unë do të filloj ti kërkojë, për të na ndihmuar që të krijojmë ca ide dhe të demistifikojmë dyshimet që njerëzit mund të kenë rreth zbatimit në jetë të kësaj marrëveshje”, tha Escobar për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.
Dialogu Kosovë-Serbi, Chollet: Nuk ka parakushte për takimin Kurti-Vuçiq


