Sporti

Chelseat i kushton ‘një mal me para’ shkarkimi i Potter-it

04/03/2023 08:42
nga:E K

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Graham Potter pas më pak se shtatë muajsh në klubin e Stamford Bridge.

Potter mori drejtimin e klubit londinez në shtator të vitit të kaluar pasi Thomas Tuchel u shkarkua, por ai qëndroi në stol vetëm për 31 ndeshje, duke arritur 12 fitore, tetë barazime dhe 11 humbje, përcjell GazetaBlic Sport.

Humbja e së shtunës në shtëpi kundër Aston Villa (0:2) ishte e fundit që Potter përjetoi si menaxher ekipi.

Me të, Chelsea ra në vendin e 11-të dhe skuadra për të cilën luan edhe mesfushori i kombëtares kroate, Mateo Kovaçiç, është më larg kualifikimit në Champions League.

Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Marco Silva, Julian Nagelsmann janë emrat që përmenden më shpesh si kandidatët e mundshëm për të marrë stolin e Chelseat.

Para se gjigantët londinez të zgjidhnin këtë çështje, ata duhej të merreshin me largimin e Potter, me të cilin kishin nënshkruar një marrëveshje të shtrenjtë partneriteti pesë-vjeçar.

Sipas Sky Sports, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Potter dhe nuk do të duhet të paguajë një paketë largimi që do të përfaqësonte një ndarje të paparë të shtrenjtë midis menaxherit dhe klubit. Është vlerësuar se Chelsea do të duhet të paguajë rreth 50 milionë paund (rreth 57 milionë euro) për të liruar Potterin, i cili merrte 12 milionë paund në vit (rreth 13.65 milionë euro).

Ai nuk do të duhet ta bëjë këtë, por Potter do të marrë 21.5 milionë paund (rreth 24.5 milionë euro) dëmshpërblim dhe vetëm kjo shifër është një rekord botëror për trajnerët që kanë humbur punën, sipas mediave angleze.

/GazetaBlic Sport/