Në gusht të vitit të kaluar, Romelu Lukaku mbërriti te Chelsea nga Interi për 113 milionë euro.
Chelsea, kampion në Evropë, pritej të forcohej edhe më shumë me rikthimin e sulmuesit 28-vjeçar belg, por Lukaku mbeti i zhgënjyer nga klubi londinez, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas revistës së futbollit Goal, Lukaku mund të luajë për Milanin sezonin e ardhshëm, i cili mund të shfrytëzojë situatën e vështirë në klubin londinez për të sjellë një sulmues të madh.
Ai ka shënuar 12 gola në 37 ndeshje këtë sezon. Ai shënoi golin e tij të fundit në ligë në fund të vitit të kaluar, ndërsa në tre ndeshjet e fundit në Premier League e mori mundësinë nga pankina.
/GazetaBlic Sport.


