Sporti

Chelsea po përgatitet të shkarkojë Potterin, zbulohet emri i pasuesit

04/02/2023 10:35
nga:E K

Pas humbjes 2-0 të Chelsea ndaj Aston Villas dje, zërat për dorëheqjen e Graham Potter si trajner i Bluve janë rishfaqur. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai do të shkarkohet nëse skuadra nuk arrin të mposhtë Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një nga pretendentët kryesorë për vendin e Potterit është ish-drejtuesi i Bayern Munich, Julian Nagelsamann.

Chelsea është vetëm i 11-ti në renditjen e Premier League. Ndeshjet kundër Real Madridit në Champions League do të zhvillohen më 12 dhe 18 prill. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Madrid, ndërsa ndeshja e dytë në Londër.