Sporti

Chelsea përmbys Crystal Palace dhe rikthehet te fitorja në Premier League

02/12/2024 23:08
nga:E K

Chelsea përmbys Crystal Palace në “Selhurst Park”, në takimin e javës së 24-ët të Premier League që mbyllet me rezultatin 1-3.

Vendasit ishin ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Lerma që zhbllokoi sfidën me golin e realizuar në minutën e 30’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa Chelsea gjeti barazimin në minutën e 47’, me Gallagher.

Ndërsa në minutën e 90+1’ i asistuar nga Palmer, Gallagher përmbysi rezultatin dhe kaloi “blutë” e Londrës në avantazh.

Takimi u vulos në minutën e 90+4’, ku edhe këtu asistin e dhuroi Palmer, por rrugën drejt rrjetës e gjeti Enzo Fernandez, që shënoi golin e tretë për Chelsea-n.

Pas kësaj përballjeje Crystal Palace renditet në vend të 15-të me 24 pikë, teksa Chelsea në vend të dhjetë me 34 pikë.