Sipas mediave britanike, Roman Abramovich e ka vënë Chelsean në shitje dhe po fton oferta nga blerësit e mundshëm, ndërsa reagimet ndaj pronësisë së tij mbi klubin po shtohen.
Oligarku rus bleu “Blutë” në vitin 2003 dhe i ka çuar ata në periudhën më të suksesshme në historinë e tyre, duke fituar pesë tituj të Premier League dhe dy herë Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Por lidhja e tij me një nga klubet më të mëdha të Anglisë është shqyrtuar në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga bashkatdhetari Vladimir Putin javën e kaluar.
Mes këtij presioni në rritje, kryetari i Chelseat ka vendosur të shesë klubin dhe ai kërkon 4 miliardë funte.
Sipas Daily Telegraph Abramovich mund të luftojë për të fituar diku afër kësaj shume edhe pse ai ka refuzuar më parë ofertat me vlerë 2.2 miliardë funte për Blues.
Raporti shton se blerësit potencial kanë kohë deri në fund të kësaj jave për të bërë ofertat e tyre më të mira.
/GazetaBlic Sport


