Sporti

Chelsea mund të shesë bileta për ndeshjen kundër Realit – por s’do të marrë asnjë cent

03/23/2022 21:21
nga:L J

Chelsea do të jetë në gjendje të shesë bileta për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge ndaj Real Madridit.

Qeveria britanike kishte ndaluar çdo aktivitet të shitjes së biletave në kuadër të sanksioneve ndaj Abramovich – por kjo do të lehtësohet në ndeshjen e Champions Leagues, përcjell GazetaBlic Sport.

Në veçanti, Chelsea do të mund të shesë biletat për ndeshjen e radhës të Champions League kundër Real Madridit. Megjithatë, ata nuk do të jetë në gjendje të mbledhin të ardhurat – pasi ato do të shkojnë në UEFA.

Në Premier League, Chelsea do të vazhdojë të mos jetë në gjendje të shesë bileta për tifozët e tyre.

/GazetaBlic Sport/