Sporti

Courtois: Chelsea janë ekip me organizim të mirë

05/05/2021 23:23
nga:L J

Ka përfunduar gjithçka në ndeshjen mes Chelseas dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka siguruar finalen e madhe, duke mposhtur skuadrën spanjolle, me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes për RMC ka folur portieri i Real Madrid, Courtois.

“Është një ekip që ka një organizim të mirë, i cili mbrohet mirë, është e vështirë të krijosh shanse të pastërta kundër tyre. Në pjesën e dytë ata patën shumë raste. Është turp të dështosh një ndeshje të tillë, por është futboll, duhet të vazhdosh të punosh, duhet të përpiqemi të fitojmë La Liga, dhe vitin tjetër do të përpiqemi përsëri për Champions League”, tha belgu.

/GazetaBlic Sport/