Sporti

Chelsea i ofron kontratë të re talentit shqiptar

07/09/2021 11:43
nga:E K

Skuadra e Chelseat është e vendosur që ta mbajë sulmuesin shqiptar, Armando Broja, në Londër.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Chelsea po punon me agjentët e lojtarit në mënyrë që të finalizojë një marrëveshje me sulmuesin shqiptar që do t’a mbante atë në Stamford Bridge deri në qershor të vitit 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Armando Broja këtë sezon ishte i huazuar te Vittese ku shënoi 10 gola.

Kurse nga sezoni i ri do të jetë në planet e trajnerit, Thomas Tuchel dhe do të fillojë përgaditjet parasezonale me ekipin e parë të Chelseat.

/GazetaBlic Sport/