Sporti

Chelsea humb garën për Kounde, fokusohet tek lojtarët tjerë!

07/25/2022 17:25
nga:L J

Chelsea po heq dorë nga përpjekjet për të blerë Jules Kounde dhe ai do të transferohet tek Barcelona, sipas mediave angleze.

Gazetari Nizaar Kinsella, i cili ndjek nga afër Chelsean, raporton se klubi londinez ka veçuar tre lojtarë për këtë merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

Njëri prej tyre është përfaqësuesi kroat Joshko Gvardiol, ndërsa dy të tjerët janë Presnel Kimpembe dhe Milan Skriniar.

Të gjitha janë “opsione të papërsosura” për Chelsean, pohon Kinsella.

Kounde me shumë gjasë do jetë lojtari i ri i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport