Sporti

Chelsea e ka seriozisht për Sterling – Tuchel bisedon personalisht me sulmuesin anglez

06/25/2022 15:05
nga:E K

Chelsea i ka vënë syrin sulmuesit anglez, Raheem Sterling.

Anësori anglez gjatë këtij sezoni u shpreh jo i lumtur pasi hapësirat në ekipin e Cityt për të janë bërë më të vogla, shkruan GazetaBlic Sport.

“TeleFootball” raporon se tekniku gjerman, Thomas Tuchel ka biseduar personalisht me Sterling për ta bindur t’i bashkohet londinezëve.

Manchester City janë të gatshëm që ta shesin lojtarin në çmimin e duhur, që duket të jetë rreth 60 – 70 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/