Sporti

Chelsea dhe Liverpool sfidojnë njëri-tjetrin për shërbimet e Bellingham

09/18/2022 10:43
nga:E K

Merkatoja e ardhshme do të shohë një betejë të gjatë mes Chelsea dhe Liverpool për shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez, Jude Bellingham.

Talenti i Borussia Dortmund, Bellingham, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit gjerman, por të verdhët e Bundesliga do ta kenë të vështirë ta mbajnë në ekip pas kërkesave të shumta.

Klubi gjerman kërkon të paktën 100 milionë euro për Bellingham.