Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante.
Kryendeshja zhvillohet në Londër, atje ku Chelsea dhe Arsenal do të përballen në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.
Arsenali vjen në këtë takim pas tri humbjeve radhazi dhe do të tentoj që të rikthehet tek rezultatet pozitive, kurse Chelsea ka një stabilitet më të qëndrueshëm në ligë.
Manchester City do të përballet me skuadrën e Brighton, një skuadër kjo që vjen pas dy fitoreve radhazi. “Qytetarët” kërkojnë tre pikë pas eliminimit nga FA Cup dhe kjo është një lloj detyrimi, për faktin se Liveprool triumfoi mbrëmë dhe tashmë është në vendin e parë.
Këto janë të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen.

/GazetaBlic Sport/


