Lajme

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

09/11/2021 07:13
nga:Y I

​Ngjarjet e datës 11 shtator, raporton Gazeta Blic.

“Miqtë e Amerikës”, nderojnë viktimat e sulmit të 11 Shtatorit 2001 në ShBA.

07:30 – Ndezja e qirinjve para Obeliskut në oborrin e Qeverisë.

11:00 – Ulja e flamurit në gjysmë shtizë nga ana e Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës dhe ndezja e qirinjve.

Organizimi mbahet te shtatorja e Presidentit, Bill Clinton.

13:00 – Ekspozitë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës (Hapësira e veçantë Lapidarium), me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve.