Lajme

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

09/10/2021 07:07
nga:Y I

Ngjarjet e datës 10 shtator, rapoton Gazeta Blic.

10:00 Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e
nënshkrimit të Deklaratës së Mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe medieve në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00 Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, prezanton raportin e punës 4-vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendi Komunal, Prizren)

15:00 Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut)

16:00 Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip.