Lajme

Momenti i fundit për zgjedhjen e Presidentit, çfarë pritet të ndodhë në seancën e orës 23:00?

04/28/2026 23:19
nga:Y I

Seanca e thirrur në orën 23:00 për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, ende nuk ka nisur.

Deputetët kanë filluar të mblidhen në sallë, megjithëse shihet se mungojnë ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Seanca mbahet në orën e fundit para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kryeministri Kurti në konferencën e mbajtur për media kërkoi nga LDK-ja t’i japin nënshkrimet e tyre dhe në këtë mënyrë të tërhiqet nga kandidimi, kandidatja e tyre, Hatixhe Hoxha.

Edhe pak kohë ka mbetur, nëse pritet të kemi President të ri apo vendi shkon sërish në zgjedhje.

/Gazeta Blic/