Lajme

Çfarë pritet nga takimi Kurti-Vuçiq?

09/13/2023 09:09
nga:Y I

Nesër pritet të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

Ky takim është i pari pas tensioneve që ‘shpërthyen’ muajt e fundit në veri të vendit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiq që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic” profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se pritet që pas këtij takimi serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Besoj se pas takimit serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, po nuk jam në kokën e Kurtit e të Vuçiqit. Po mirë do të ishte të kishte marrëveshje” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

Dakoordimi për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe BE-së me 10 korrik në Bratisllavë.

Marrëveshja e arritur përbëhej nga katër pika ku një ndër to ishte edhe zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

/Gazeta Blic/

Nesër takimi trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq