Lajme

Çfarë po ndodhë? AAK paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për media!

08/21/2021 19:46
nga:M K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së nesërme.

Këtë e kanë bërë të ditur nga departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Arsyeja e kësaj konference nuk dihet veçse është bërë e ditur se aty do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Konferenca do të mbahet nesër në ora 14:00.

Ky është njoftimi i plotë i AAK-së:

Njoftim për media

Kryetari i Aleancës z. Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media.

Vendi: Selia Qendrore e AAK-së në Prishtinë
Datë: 22 gusht 2021 (e dielë)
Ora: 14:00

Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara ta ndjekin këtë aktivitet!

AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.