Lajme

Çfarë i uroi e çka jo Mustafa në vitin 2017 Ramush Haradinajt, ditën kur ia dorëzoi detyrën si kryeministër i Kosovës?

08/01/2023 21:10
nga:Genita C

Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur ngjarje të rëndë përplasjen e fundit fizike në Kuvend mes deputetëve të pushtetit me ata të opozitës.

Mustafa në Info10 ka kujtuar periudhën e vitit 2016 kur aso kohe zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit, u karakterizua me protesta, që shpeshherë çuan edhe në përdorim të gazitlotsjellës dhe përplasjeve tjera mes deputetëve.

E, në vitin 2017 ai tha se pasi ia dorëzoi mandatin e kryeministrit, Ramush Haradinajt, këtij të fundit i ka uruar që të mos ballafaqohet me situata të ngjashme sikurse ngjarjet e rënda që u përballë qeveri që ai drejtoi.

“Të gjitha uroj, por nuk të uroj kurrë që ti të kesh situata që unë jam ballafaquar këtu, të kesh sjellje të dhunshme, konflikte të dhunshme, të kesh sulme brutale të dhunshme me zjarre e me metoda tjera të dhunshme, në ndërtesën e qeverisë e në sallën e Kuvendit.” – shtoi tutje Mustafa në Info10.