Sporti

Çfarë fati i keq | Frikë se mbrojtësi i ri i Man United mund të mungojë gjatë – lëndohet në miqësore!

07/31/2024 10:50
nga:L J

Tifozët e Manchester United presin të zbulojnë se sa kohë do të mungojë Leny Yoro pasi pësoi një lëndim në këmbë në një miqësore para-sezonale kundër Arsenalit të shtunën.

Ndjehet si një përsëritje e dëmtimit të pësuar nga Kobbie Mainoo gjatë para-sezonit vitin e kaluar. Kjo e mbajti atë jashtë fushës për muaj të tërë.

Sipas Manchester Evening News, klubi është i shqetësuar se Yoro mund të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në këmbë.

18-vjeçari u pa me paterica në bazën e stërvitjes parasezonale të United në UCLA të martën.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Erik ten Hag apo klubi pasi ata presin një diagnozë të qartë.

/GazetaBlic Sport