Presidenti i Interit, Steven Zhang po vihet nën presion të fortë nga disa fronte për të ndaluar lëvizjen e Romelu Lukaku në Chelsea.
Klubi anglez po ofron për të rreth 132 milionë euro dhe kjo duket si oferë që nuk mund të refuzohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Simone Inzaghi dhe drejtuesit Beppe Moratta dhe Piero Ausilio janë të zemëruar me situatën dhe kërcënojnë të japin dorëheqjen nëse golashënuesi belg shkon te Blutë.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë konkrete dhe gjithçka pritet të detajizohet gjatë dy ditëve të ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


