Lajme

Çështja e shamisë, Latifi: Feministet e foltoreve politike, kauzën e barazisë gjinore e ndjekin për të zhvatur ndonjë votë

08/13/2022 20:17
nga:G C

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar sondazhin e shpërndarë në ‘Twitter’, ku sipas tij, 85 për qind që mbështetën kauzën për ndryshim të Udhëzimit Administrativ për shaminë ishin burra.

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka cituar historianin Bernard Lewis që kategorizon gratë në tri lloje.

“Disa gra e mbrojnë dhe madje e lavdërojnë nënshtrimin e gjinisë së tyre. Disa të tjera, duke mos njohur gjë tjetër përveç traditës patriarkale, nënshtrohen pa bërë zë. Dhe një grup tjetër i grave, të cilat të prekura nga idetë moderne të lirisë dhe barazisë, ngrihen kundër nënshtrimit. Kjo ndarje i përgjigjet plotësisht gjendjes reale në Kosovë”, shkruan Latifi.

Ai, po ashtu ka një kritikë për përfaqësuesit/et e rrymës feministe.

“Këtu feministet e vërteta(grupi i tretë) janë të pakta. Ndërsa feministet që i shohim rëndom nëpër foltore politike e tryeza të shoqnisë civile, kryesisht janë feministe të rreme, që kauzën e barazisë gjinore e ndjekin ose për të zhvatur ndonjë votë ose ndonjë fond europian”, përfundon ai.