Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic.
Takimi ka ndodhur pas takimit të Kurtit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky takim vjen dy ditë para mbylljes së afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.
Burime bëjnë me dije se nga takimi nuk ka prodhuar rezultat, duke mos arritur marrëveshje.
Partitë politike nuk kanë arritur ende marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, derisa afati përfundon më 5 mars./Gazeta Blic/


