Atmosferë e nxehtë në Napoli për ndeshjen kundër Milanit, para ndeshjes së çerekfinales së Ligës së Kampionëve të planifikuar për në orën 21:00 në Maradona.
Tifozët e Napolit u përpoqën të mbanin zgjuar kuqezinjtë me fishekzjarre dhe muzikë gjatë gjithë natës dhe ofenduan Paolo Maldinin dhe Theo Hernandez, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, skena të turpshme u panë në Napoli, pasi kishte sjellje raciste ndaj lojtarëve të Rossonerëve, veçanërisht ndaj Rafael Leaos.
Shumë tifozë të Napolit, rreth 200, pritën jashtë Hotel Vesuvio ku qëndronte Milani, dhe në dalje të skuadrës së Stefano Piolit për të hipur në autobus dhe për të marrë rrugën e stadiumit, tifozët kënduan këngë raciste për Leaon.
/GazetaBlic Sport


