Kosova do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut.
Dueli ndaj Irlandës së Veriut luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” tashmë kanë udhëtuar për në Belfast, kurse trajneri Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media bashkë me lojtarin e Kosovës, Bersant Celina.
Celina u shpreh i lumtur që do të luajnë në Britaninë e Madhe, kurse tha se do japin maksimumin për këtë duel.
“Jam i lumtur që po kthehem në Britaninë e Madhe për të ndeshje futbolli. Ashtu si unë edhe për gjithë ekipi kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim. Ne jemi të kënaqur që luajë ndeshje të tilla dhe do të japim maksimumin tonë”, ka thënë Celina.
Kujtojmë që Kosova ka humbur shanset për kualifikim në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve, pasi Greqia ka siguruar pozicionin si lidere e këtij grupi.
/GazetaBlic Sport.