Aleksander Ceferin do të kandidojë për një mandat të katërt si president i UEFA-s .
Slloveni, i cili u zgjodh për herë të parë për të drejtuar futbollin evropian në vitin 2016, i informoi krerët e shoqatave kombëtare të futbollit për qëllimin e tij gjatë një takimi në Berlin.
Ceferin do të kërkojë një mandat të ri deri në vitin 2031 në kongresin e UEFA-s vitin e ardhshëm në Astana të Kazakistanit.
Vendimi i tij vjen pavarësisht faktit se ai më parë kishte thënë se nuk do të kandidonte përsëri. Pas ndryshimeve të diskutueshme në statutet e UEFA-s të miratuara në vitin 2024, kufizimet në numrin e mandateve presidenciale u ndryshuan, duke i hapur rrugën Ceferinit për të kandiduar për një mandat tjetër.
/GazetaBlic Sport


