Sporti

Casemiro është penduar për kalimin te Manchester United dhe dëshiron të largohet nga klubi në janar

10/07/2022 17:05
nga:E K

Sipas portalit spanjoll, Todo Fichajes, Casemiro ka mbetur i zhgënjyer me kalimin te Manchester United.

Braziliani i ka thënë një rrethi të ngushtë miqsh se i vjen keq që la Madridin dhe u transferua në Angli. 30-vjeçari është i pakënaqur me pozicionin e tij dhe madje po mendon të largohet në janar, shkruan abcnews.al.

Casemiro u transferua nga Madridi te Manchester United këtë verë për 70 milionë funte, por është ulur në stol pasi Erik ten Hag preferon Scott McTominey mbi të.