Sporti

Carragher ka një këshillë për Casemiron: Keni arritur shumë në Europë, ka ardhur koha të shkoni në Amerikë ose Arabi

05/07/2024 08:21
nga:Lorik J

Crystal Palace ka mposhtur 4:0 Manchester United në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës. 

Pas debaklit të United, mediat angleze dhe spanjolle sulmuan legjendën braziliane, Casemiro.

Mesfushori, Casemiro, dy vjet më parë, i ngopur me Realin pasi fitoi tre tituj spanjollë dhe pesë evropianë, vendosi të zgjidhte Manchester United për një sfidë të re. Në Old Trafford paguan 70 milionë euro për të, por ishin të bindur se ai do ishte lider në fushë.

Dy vjet më vonë, është e qartë se ata kishin gabuar. Pas tmerrit të Casemiros në Selhurst Park, anglezët dhe spanjollët shkruan se ai ishte “i tmerrshëm” dhe “luajti lojën më të keqe të karrierës së tij”, dhe kritikat e ashpra të Jamie Carragher ndaj tij u bënë virale:

“Unë e di që Casemiro ka arritur kaq shumë, shumë më shumë se unë, por nëse unë do të isha agjenti i tij, do të flisja në telefon me ndonjë ekip nga Arabia Saudite ose nga Amerika.