Pas ndeshjes së mbrëmshme mes PSG-së dhe Real Madridit, shumë kritikuan qëndrimin e spanjollëve, fajtorë se dëshironin të luanin 0-0 jashtë fushe pas anulimit të rregullit të golit si mysafir që në të kaluarën i shtynte skuadrat të sulmonin.
Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher, tani një komentator për TV anglez, kritikoi UEFA-n përmes rrjeteve sociale, duke shkruar:
“Heqja e rregullit të golit si mysafir në Ligën e Kampionëve ishte e tmerrshme”, tha ai.
Vlen të potencohet se PSG fitoi ndaj Realit me rezultatin 1-0.
/GazetaBlic Sport


