Arsenali ka udhëhequr Premier League që nga fillimi i sezonit, por nuk ka fituar në tre ndeshjet e fundit dhe tashmë rrezikon shumë.
Një nga zërat dyshues vjen nga Jamie Carragher, ish-lojtar i Liverpool-it dhe analist i ditëve të sotme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk e di nëse pika që ata fituan sot [dje] do të bëjë shumë ndryshim. Ata madje do të duhet të shkojnë në Mançester për të mposhtur Cityn nëse duan të fitojnë titullin. Është ende në duart e Arsenalit, ne e kemi thënë këtë për një kohë të gjatë – ata humbën 6 pikë në tre ndeshjet e fundit”, vuri në dukje ai.
“Ata kishin vërtet një avantazh komod, tani Arsenalit do t’i duhet një mrekulli nga tani deri në fund të sezonit për të qenë kampion. Por ne i kemi parë të bëjnë seri të mira, ata kanë pasur shtatë fitore radhazi. Kanë mbetur gjashtë ndeshje, do të duhet të bëjnë diçka të veçantë në atë që mungon”, ka analizuar ai.
/GazetaBlic Sport/


