Sporti

Carlos Baleba, lojtar i ri i Manchester United

08/21/2026 21:06
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka siguruar transferimin të Carlos Balebas nga Brighton.

Sipas raportimeve të fundit, klubet kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e mesfushorit kamerunas.

“Djajtë e Kuq” kanë përmirësuar ofertën e tyre pasi një propozim prej rreth 65 milionë paundësh ishte refuzuar më herët. Negociatat kanë avancuar dhe marrëveshja tashmë duket shumë pranë finalizimit.

Baleba e ka bërë të qartë se Manchester United është destinacioni i tij i preferuar, ndërsa personalisht ka rënë dakord më herët me klubin për kushtet e transferimit.

Lajmin e ka konfirmuar para pak çastesh, eksperti i transferimeve të merkatos, Fabrizio Romano.

/GazetaBlic Sport/