Sporti

Carlo Ancelotti flet para ndeshjes me Mallorcan, shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij

09/22/2021 13:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Real Madrid do të përballet sonte me skuadrën e Mallorcas në La Liga.

Real Madridi është pa Dani Carvajal, Ferland Mendy, Marcelo, Toni Kroos, Gareth Bale dhe Dani Ceballos në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Mariano Diaz, i cili ka luftuar me shqetësime muskulare ditët e fundit, është në skuadër dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e sontme.

Eduardo Camavinga ka shkëlqyer me paraqitjet e tit dhe pritet të debutojë për herë të parë si titullar.

“Los Blancos” janë në top formë, atje ku kanë fituar pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Para këtij takimi trajneri i skuadrës së Real Madrid, Carlo Ancelotti tha se mund të ketë disa ndryshime në këtë takim, por edhe se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës deri më tani.

“Mendoj se mund të ketë ndonjë ndryshim, por do të presim deri në fund. Kalendari është i ngjeshur, ka shumë takime përpara dhe është normale që të bëjmë ndonjë ndryshim. Megjithatë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time deri më tash”, tha Anceotti.

/GazetaBlic Sport/