Sporti

Carlo Ancelotti: Benzema do të startojë nesër ndaj Osasunas

10/01/2022 13:36
nga:E K

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Osasunan.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, konfirmoi se sulmuesi kryesor i “Los Blancos” do jetë i gatshëm për nesër, shkruan GazetaBlic Sport.

“Karim Benzema do të startojë nesër“, ishin fjalët e teknikut italian.

Kujtojmë se Real Madridi përballet nesër me Osasunan nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/