Sporti

Capello: Pronarët amerikanë s’po i respektojnë njerëzit, nuk më pëlqeu si u shkarkua Mourinho

01/17/2024 11:26
nga:Lorik J

Ish-trajneri i Romës, Fabio Capello, ka kritikuar pronarët e klubit, The Friedkin Group, për shkarkimin e Jose Mourinhos.

Roma e shkarkoi Mourinhon të martën pas një forme të dobët me skuadrën këtë sezon.

Klubi i Serie A zëvendësoi ish-trajnerin e Chelseat me ish-kapitenin e Romës, Daniele De Rossi.

“Për sa i përket Mourinhos, më duket se këta pronarë amerikanë kanë një mënyrë për të menaxhuar situatat pa respekt për ata që punojnë me ta. Le të kujtojmë se si Maldini u largua nga Milani, tani Mourinho… Në pjesët e tyre nuk ka ndjeshmëri, ka vetëm biznes. Unë besoj në diçka ndryshe, keni nevojë për respekt për ata që punojnë me ju dhe disa gjëra duhet të komunikohen në mënyra të tjera”, tha Capello për Sky Italia.

“Nuk e prisja… Mbi të gjitha, nuk e prisja të ishte kështu. Mourinho u trajtua në mënyrën më pak të respektueshme të mundshme, është një mënyrë për të bërë gjëra që nuk më bindin dhe që nuk i pranoj”.

Ai shtoi: “Më ka ndodhur me Rusinë: po shkoja në aeroport, më thirrën dhe më thanë se kontrata kishte mbaruar”.

/GazetaBlic Sport