Sporti

Capello: I thashë Berlusconit se ishte gabim të transferonte Ronaldon, të nesërmen ai e zyrtarizoi

09/25/2022 14:50
nga:L J

Ronaldo Fenomeni ishte një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, por karriera e sulmuesit brazilian u shënua nga lëndime të rënda.

Pas Cruzeiros, PSV, Barcelonës dhe Interit, ai mbërriti te Real Madrid, ku qëndroi nga viti 2002 deri në vitin 2007. Në sezonin e fundit ai u drejtua nga Fabio Capello, i cili foli për brazilianin për Dello Sport.

“Është një përgjegjësi e madhe të jesh trajner i Real Madridit. Në vitin tim të dytë, ne vendosëm të shesim Ronaldon dhe të sjellim Cassano në mënyrë që të kemi një atmosferë fituese në skuadër”, tha Capello.

“Më kujtohet se si Silvio Berlusconi (atëherë presidenti i Milanit) më thirri për të më pyetur për Ronaldon. Unë i thashë që nuk stërvitet dhe se i pëlqejnë shumë festat dhe femrat, kështu që do të ishte gabim. Të nesërmen pashë në gazetë titullin se Ronaldo ishte në Milano. Ishte shumë qesharake”, kujton eksperti italian.

/GazetaBlic Sport