Skuadra e Real Madridit arriti një fitore të madhe ndaj PSG’së, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përmbysur parisienët, për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Fillimisht shënoi Mbappe në pjesën e parë, por në të dytën, Karim Benzema realizoi hat-trick, për të çuar tutje skuadrën e tij në fazën tjetër të kompeticionit më të madh të futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
A ishte ndërhyrje e palejuar tek goli i parë i shënuar nga Benzema kundër PSG? Kjo është pyetja që të gjithë shtrojnë dhe që ka irrituar së tepërmi francezët. Por për Fabio Capellon, ky faull jepet vetëm në Itali dhe jo në Europë. Për më tepër, fajin e sheh të gjithin te Donnarumma që zgjodhi ta tepronte me mbajtjen e topit.
“Sa herë që nis ta marrësh lehtë një ndeshje dhe përpiqesh të tallesh me rivalin, atëherë kundërshtarët japin më shumë nga vetja e tyre dhe gati je gjysmë i v.dekur. Është e vështirë për një trajner. Kur ekipet e mia nisnin që të relaksoheshin në fushë, unë zemërohesha shumë. Nuk e di sesi do eci në Paris tani Donnarumma, eliminimi erdhi për shkakun e tij. Faull nga Benzema? Jepet vetëm në Itali, jo në Evropë”, tha Capello.
/GazetaBlic Sport/


