Barcelona e mposhti Celtën 3:2 në xhiron e gjashtë të La Ligas në shtëpi dhe kështu shënoi fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat këtë sezon, ndonëse katalanasit deri në minutën e 80-të ishin duke humbur 0:2.
Barça u rikthye me dy golat e Robert Lewandowski (80, 85), dhe një minutë para fundit, portugezi Joao Cancelo shënoi për fitore. Cancelo ishte një nga heronjtë e kësaj ndeshjeje, i cili pas ndeshjes tha se është i lumtur sepse luan për Barcelonën dhe se nuk i intereson aq shumë asistimet dhe golat, por fitorja është e rëndësishme për të, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjatë intervistës ai ka bërë një gjest interesant, prandaj edhe video e deklaratës së tij po shpërndahet më së shumti në internet.
Please someone tell me this video of Cancelo is edited cuz it's giving me chills.
I thought he was about to shed his skin and transform into an alien pic.twitter.com/XYKdeJMYym— Vitrin🇦🇱 (@Vitrln) September 24, 2023