Sporti

Camavinga mund të mos jetë pjesë e kombëtares së Francës për Kupën e Botës

05/04/2026 14:57
nga:L J

Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, mund të mos gjejë vend në skuadrën e Francës për Kupën e Botës.

Sipas Téléfoot, Camavinga konsiderohet nga Didier Deschamps si zgjedhja e gjashtë në mesfushë.

Planet e Deschamps për Kupën e Botës përfshijnë N’Golo Kante, Manu Kone, Adrien Rabiot, Aurelien Choumany dhe Warren Zaire-Emery.

Javët e fundit kanë qenë të vështira për Camavinga-n, i cili mori një karton të kuq të çmendur në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Në Spanjë, pretendohet vazhdimisht se mesfushori mund të ketë një skuadër të re sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport