Lajme

Caktohen çmimet tavan të derivateve për dy ditë

05/31/2026 08:56
nga:L J

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër.

Për datat 31 maj dhe 1 qershor, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

• Nafta (dizel): 1.50 euro/litër;

• Benzina: 1.42 euro/litër

• Gas: 0.73 euro/litër.