Lajme

Cakolli analizon strategjinë e Kurtit ndaj LDK-së

01/08/2026 22:32
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin “Click” në RTV21, tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti, po kalkulon në dy-tre drejtime.

“E para është që t’i merren votat e LDK-së, si deputetë opsioni ideal, apo t’i merren votat si trupë elektorale”, tha ai.

Kur u pyet a do të provojë Kurti të “peshkojë” deputetë nga LDK-ja, ai tha po.

“Mendoj që një gjë mund të bëhet edhe publikisht që Kurti të shfajësohet sërish se ishte ai që tentoi të sigurojë votat, por edhe në rast të dështimit do të jenë deputetët apo LDK-ja si grup parlamentar që refuzoi bashkëpunimin”, tha ai, duke shtuar se kjo mund të ndikojë në rënien e elektoratit të LDK-së.