Cagliarit i duhet fitorja më shumë se kurrë të dielën ndaj Interit, pasi ekipi po tenton me çdo kusht të mbetet në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm.
Cagliari në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Interit kërkon stadiumin e tyre jo vetëm të mbushur, por edhe plot pasion, përcjell GazetaBlic Sport.
Për t’u dhënë sa më shumë hapësirë mbështetësve të tyre për ndeshjen në shtëpi kundër Interit, Cagliari ka zgjedhur të ul çmimet e biletave në 15-30 euro.
Për sa i përket sektorit të mysafirëve, ende nuk është dhënë asnjë informacion për shitjen – por ka gjasa që vetëm 400 tifozë të organizuar të Interit të udhëtojnë në Cagliari.
Shitja e biletave do të hapet ditën e premte në orën 10:00.
/GazetaBlic Sport


