Lajme

Bytyqi e AAK-së: Vendin e parë në zgjedhje, VV’ja e sheh veç në ëndrra – Përgjigjen do ta marrin në zgjedhjet e ardhshme

09/06/2023 18:41
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë se deklarata e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për zgjedhjet parlamentare është për të qeshur.

Bytyqi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, VV’ja vendin e parë e ka të vështirë ta sigurojë, kurdo që mbahen zgjedhjet, pasi sipas saj, partia në pushtet nuk do ta ketë më besimin siç e kanë pasur.

“Është për të qeshur deklarata e z.Konjufca, pasi vendin e parë ata më veç në ëndrra mund ta shohin. Keta jetojnë çdo ditë duke e rrejt veten se në mandatin e radhës njerëzit do t’ju besojnë, siç ju kanë besuar”, tha Bytyqi.

Teksa ka përmendur skandalet e Qeverisë, Bytyqi thotë se nuk e dinë nga po e gjejnë këtë vetbesim për deklarata të tilla.

“A pak u shpërfaqen me skandale nga me të ndryshmet? A nuk po japin çdo ditë zhgënjim. Çka solli kjo qeveri deri sot? Gjithcka ka qenë propagandë. Nuk e di ku po e gjejnë këtë vetëbesim”, shton Bytyqi.

Bytyqi paralajmëron se partia në pushtet do ta marrë përgjigjen e merituar zgjedhjet e ardhshme.

“Më vjen keq për z. Konjufca që me siguri pasi e ka dhënë këtë deklaratë ka qesh në vete sepse e di realitetin. Vetëvendosje do e marr përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bytyqi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se mendon se do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë kur opozita është kaq e zëshme për këtë çështje.

Konjufca ka thënë se nuk mund ta parashikojë nëse sivjet do të ketë zgjedhje, por se mund të ketë nëse ka vullnet nga opozita dhe mazhoranca.

“Nuk e di a do të jetë vit i zgjedhjeve, nuk mund ta parashikoj por edhe nëse do të ishte, në rregull do të ishte. Nëse ky është vullneti i opozitës dhe mazhorancës pse të mos shkojmë në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk ka pajtueshmëri. Mendoj që ndoshta të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje, në këtë moment kur opozita është kaq e zëshme që të ketë zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Por, edhe nëse ka zgjedhje, Konjufca thotë se gara do të jetë për vendin e dytë.

“Sondazhet qysh po e tregojnë, gara më e fuqishme ka me qenë për vendin e dytë. Të gjitha shtizat kanë me ndodh për vendin e dytë”, ka thënë Konjufca.

Zhurma për zgjedhje, paralajmërimi i fuqishëm i PDK-së: Pretendojmë të dalim të parët, VV’ja del në vend të tretë

Haliti për udhëzimin administrativ: Ja çfarë rreziku po e pret Kosovën